Një numër i konsiderueshëm peshqish janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në fshatin Kodhel të njësisë administrative Dajç.
Menjëherë IKMT-së Lezhë në bashkëpunim me policia kanë mbërritur me vendngjarje për inspektimin e zonës.
Nga vëzhgimet paraprake nuk është konstatuar ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të këtë hedhur lëndë helmuese, ndërkohe që janë marrë kampione të ujit për t’u dërguar për analiza të thelluara.