Një punëtor ndërtimi ka gjetur të groposura 4 armë kallashnikov në Parkun Rinia në qytetin e Elbasanit.

“Më datë 30.10.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një punëtor i firmës së ndërtimit që kryen punimet te parku “Rinia”, gjatë punimeve ka konstatuar të groposura të futura në thasë katër armë zjarri “Kallashnikov”.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje ku bëri sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht 4 armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krehëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56”, sqaron policia.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.