Një grua është vënë në pranga në Britaninë e Madhe nën dyshimin për vrasje pasi tre fëmijë u gjetën të vdekur në një banesë në Bristol.

Policia lokale tha se ngjarja e rëndë u zbulua të dielën pasi oficerët morën pjesë në një thirrje për kujdesin e mirëqenies në Blaise Walk, Sea Mills, rreth orës 12:40 të mëngjesit.

Tre fëmijët e vegjël kishin ndërruar jetë në vendngjarje. 42-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e tyre ndodhet në paraburgim, ndonëse ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë, shkruan The Guardian.

Një nga fqinjët thanë se familja kishte dy djem, rreth tetë vjeç dhe gjashtë muajsh, dhe një vajzë rreth katër vjeç. Ajo tha se kishte pasur vështirësi në muajt pas lindjes së fëmijës së saj më të vogël. Ai tregoi se se gruaja ishte me origjinë sudaneze.