Mjeshtri i madh ukrainas i shahut, Stanislav Bogdánovich, dhe e dashura e tij, Alexandra Vernígora, gjithashtu shahiste, vdiqën të asfiksuar, sipas të gjitha gjasave nga oksidi i azotit, i njohur si “gazi i qeshjes”, në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Sipas autoriteteve ruse, në trupat e dy shahistëve, të cilët u gjetën të enjten në një apartament të vendosur në një lagje në Moskën lindore, nuk u panë shenja dhune, por gjithsesi, hetimet vijojnë.

Bogdanovich, 26 vjeç, dhe Vernígora, 18 vjeçe, i kishin kokat e tyre të mbuluara me qese dhe pranë tyre kishte bombola me oksid azoti. Në vitin 2013, mjeshtri i madh ukrainas u bë kampioni më i shpejtë i shahut të vendit të tij.

Kohët e fundit, Bogdanovich luajti për Rusinë kundër Ukrainës në një turne në internet, kështu që ai u përfshi në bazën e të dhënave të “Mirotvorets”, një faqe në internet të nacionalistëve ukrainas, që e etiketoi si “pjesëmarrës në veprimet propagandistike të Rusisë”.

Mjeshti i ri i shahut e shpjegoi në Facebook vendimin e tij për të luajtur në atë turne për Rusinë si një “gjest respekti” ndaj vendit në të cilin ndodhet.