Një krim i rëndë me vdekjen e 4 anëtarëve të një familjeje është regjistruar në orët e para të së hënës në një hotel në Teksas të SHBA-së.
Nëna, babai dhe dy djemtë e tyre të vegjën u gjetën të vdekur, një ngjarje që policia po e heton si vrasje të trefishtë e pasuar nga një vetëvrasje, autore e së cilës është gruaja.
Katër viktimat janë gruaja 37-vjeçare, bashkëshorti i saj 39-vjeçar dhe fëmijët të moshës 10 dhe 5 vjeç.
Shefi i policisë së Galvestonit tha se familja nga Baytown, kishte shkuar në resortin San Luis mbrëmjen e së dielës. Policia shkoi në hotelin që ndodhet në një zonë bregdetare rreth orës 04:30 të mëngjesit, pasi klientët që ndodheshin në katin e tetë kishin dëgjuar të shtëna me armë.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa nga hetimet e deritanishme, dyshohet se gruaja ka qenë ajo që ka vrarë familjen e saj dhe në fund i dhënë fund jetës.





