Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një adoleshente 17-vjeçare e më pas është vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Pejës.
“Janë komshinj, burri është 58 vjeç, ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeçe. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, ka thënë Nikçi.





