SHBA, 31 mars 2013– Autoritetet në shtetin amerikan, Teksas, thonë se prokurori i qarkut të Teksasit Verior dhe gruaja e tij, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.
Viktimat janë identifikuar si Mike dhe Cynthia McLelland.
Gazeta Dallas e ka cituar shefin e policisë lokale, që ka thënë se të dy personat ishin qëlluar me të shtëna.
Autoritetet kanë refuzuar të spekulojnë nëse këto dy vdekje janë të ndërlidhura me vrasjen e ndihmësprokurorit të qarkut më 31 Janar të këtij viti, në po këtë lokalitet.
Policia thotë se po zhvillon hetime lidhur me këtë rast.





