Mediat në vendin tonë raportojnë se sot janë gjetur trupat e pajetë të dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt.

3 kushërinjtë; Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Danjel Pepaj 25 vjeç, rezultonin të zhdukur që prej mesditës së 3 tetorit në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Trupat e pajetë janë gjetur në zonën malore të Vrithit, ndërsa mësohet se të dy janë vrarë me armë zjarri. Ndërsa kushëriri i tyre Daniel Pepaj, i cili dyshohet të jetë vrasësi, është shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj akuzonin kushëririn e tyre Danjel Pepaj se u kishte vjedhur 50 kg kanabis. Për këtë arsye, ata u nisën me makinë drejt Zagorës, pasi Danjeli do t’u tregonte ku ishte fshehur kanabisi i vjedhur. Por pas 2 orësh, Olson Çutaj që po priste në makinë, vendosi të njoftonte policinë sepse nuk kishte më asnjë kontakt me të 3 personat.