Gjendet 13-vjeçarja e rrëmbyer në Tiranë. E mitura është gjetur pranë një qendre tregtare. Ajo kishte dalë të pinte një kafe me shoqet e klasës dhe meqë prindërit nuk e linin, kishte sajuar historinë e rrëmbimit.
Raportohet se 13 vjeçarja është gjetur nga uniformat blu pranë Zogut të Zi, ndërsa ka pohuar se nuk është rrëmbyer por është larguar me dëshirë.
E mitura u ka pohuar policëve që e kanë gjetur se ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia për të kaluar disa momente me shoqet e saj.
Lajmi se 13-vjeçarja ishte rrëmbyer ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, e cila njoftoi gjithë drejtoritë e policive në kufi me Tiranën si dhe pikat kufitare të Shqipërisë për ti paraprirë largimit të saj jashtë vendit.





