Gjendet 25-vjeçari Ilir Daka për të cilin një ditë më parë familjarët ngritën alarmin se është zhdukur dhe dyshonin se mund të ishte marrë peng.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se para autoriteteve, Daka ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka pasur probleme.

“Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për “Largim nga banesa”, mbrëmjen e djeshme u gjet shtetasi I. D., 25 vjeç, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.