GREQI, 28 shkurt 2013- Një nga krimet më të rënda dhe më barabar ka ndodhur në Greqi, ku një 48-vjeçar është qëlluar nga autori me armë zjarri në kokë (sy), më pas e copëtoi me hanxhar, organet gjenitale i hodhi në gropën e ujërave të zeza të shtëpisë, ndërsa kockat e forta dhe kafkën i hodhi në lumin Arachthos.
Krimi u zbulua pak orë më parë në fshatin Keramates të Artës, ku autori, një 37-vjeçar përdorues i lëndëve narkotike, shprehet se miku i tij (viktimë) i kishte vjedhur heroinë dhe para gjatë periudhës kur ai e kishte strehuar në shtëpinë e tij për 20 ditë. Për të zhdukur gjurmët e tij, 37 vjeçari dogji dhe rrobat e tij së bashku me të viktimës.
Çdo gjë ndodhi mbrëmjen e 11 shkurtit, kur të dy burrat bashkë me miken e tyre 27 vjeçare, morën drogë në grup dhe filluan të grindeshin.
Fillimisht 37 vjeçari qëlloi në ajër me armë zjarri për të frikësuar viktimën, por në vazhdim ia drejtoi pistoletën në kojë dhe e qëlloi në sy 48-vjeçarin.
E tmerruar mikesha e tyre 27 vjeçare, u largua menjëherë nga shtëpia, ndërsa 37 –vjeçari me qetësinë e tij kreu krimin ndaj viktimës.
Zhdukja e 48-vjeçarit u denoncua dje, por angazhimi i menjëhershëm i policisë bëri të mundur që brenda pak orëve të identifikojnë dhe të venë në pranga autorin e një prej vrasjeve më barbare të ndodhura në Greqi.