ZVICER, 19 shkurt 2013 – Nestle ka tërhequr produktin pasta viçi nga tregu i Italisë dhe Spanjës, pasi në bazë të një testi, në këto produkte është gjetur ADN-ja e kalit.
Në një deklaratë të zyrtarëve të prodhuesit më të madh botëror të ushqimit dhe pijeve, thuhet se ADN-ja e kalit e gjetur në dy produkte të kësaj kompanie, ishte mbi një për qind, një prag të cilin Agjencia Birtanike për Siguri të Ushqimit e përdor për të treguar falsifikimin e mundshëm apo neglizhencën e kompanisë.
Gjigandi zviceran tha se ky mish viçi i ndotur është furnizuar nga një kompani gjermane.
Skandali evropian i mishit të kalit të vendosur në prodhimet e etiketuara si mish viçi, filloi muajin e kaluar.
Kjo ka çuar në një seri të tërheqjeve të produkteve të tilla dhe ngjalli hetime qeveritare në industrinë e përpunimit të ushqimit.