1 korrik 2015 – Dyshohet se ështëë gjetur arma që është përdorur në vrasjen e shqiptarit Ilirjan Sulku në prill të këtij viti.
Pas disa kërkimeve nga zhytësit e Marinës në ujërat Maas Nieuwe në Roterdam, policia gjeti armën që dyshohet të jetë e njëjta me atë që përdorën vrasësit në ekzekutimin e 33-vjeçarit.
Ilirjan Sulku, i njohur në Holandë me disa identitete, u vra mbrëmjen e 6 prillit të këtij viti, thuajse dy muaj para se i vëllai i tij Besnik Sulku të mbetej i vrarë gjatë një përplasje me armë në Tiranë.
Ilirjan Sulku u qëllua 4 herë pas koke, teksa po zbriste nga mjeti i tij dhe më pas vrasësit tentuan ta fundosin makinën në det për të fshehur gjurmët, por dështuan.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/