TIRANË, 25 shkurt 2013– Një numër prej 30 personash janë marrë në pyetje mbrëmjen e të dielës dhe ditën e hënë në loidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ish-shef i komisariatit nr.6 të policisë.

Efektivët e policisë kanë kryer kontrolle në dhjetra banesa ndërsa kanë marrë në pyetje rreth 30 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Gjatë kontrollit të një banese në zonën e Kasharit policia ka arritur të gjejë një arsenal armësh si automatik, snajper dhe municione.

Burimet e policisë thanë se po vazhdojnë kontrollet në zona të ndryshme të kryeqytetit duke marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.