Një delfin i ngordhur është gjetur në bregdetin e qytetit të Vlorës, në zonën e Zvërnecit mëngjesin e të hënës. Pushuesit janë frikësuar kur kanë parë në breg delfinin e ngordhur.

Nuk dihen ende shkaqet e ngordhjes së delfinit, por ai mund të ketë rënë pre e gjuetisë së paligjshme sipas pushuesve. Nga fotot trupi i delfinit duket i dëmtuar.

Kohët e fundit në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit e Vlorës kanë rënë shumë lloje peshkaqenësh. Në të gjithë botën delfini njihet si një peshk jo agresiv, dhe duhet mbrojtur, pasi kjo specie është e rrallë për ujërat e Adriatikut dhe Jonit.