Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë.

Guri i çmuar u gjet rreth 500 km në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone, ndërsa ishte i një madhësie prej 2,492 karatësh.

Diamanti u gjet në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond.

Diamanti më i madh është “Cullinan” 3.106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905.