Policia e Elbasanit ka gjetur brenda një banese në qytetin e Elbasanit një kufomë të dekompozuar.

Alarmi është dhënë nga qytetarët, të cilët prej ditësh kanë ndjerë aromë të pakëndshme në një nga banesat e pallatit.

Mbrëmjen e djeshme policia ka shkuar në pallatin në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan ne rrugën që lidh bashkinë e këtij qyteti me ish-shkollën Pedagogjike dhe ka gjetur krejtësisht të dekompozuar trupin e gruas. 

Sipas hetimit paraprak, në këtë apartament ka jetuar e vetme një grua e paralizuar rreth 70 vjeçe.

Me urdhër të prokurorit kufoma e seksit femër është dërguar për identifikim dhe autopsi në Institutin e Mjekësise Ligjore.