Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Banjës, në Gramsh.

Mësohet se viktima është e moshës rreth 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se viktima është me inicialet L. Z., ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e të vërtetës.