Gjendet e mbytur një grua në rezervuar.
Policia njofton se “Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45 vjeçe”.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.





