Gjendet një vajzë e pajetë në afërsi të "Pistës Kosova" në plazhin e Durrësit. Mësohet se vajza, e paidentifikuar është rreth moshës 25-30 vjeçe.

Policia Kufitare e ka nxjerrë trupin në breg dhe do dërgohet në morg. Nga të dhënat e para, nuk janë konsttuar shenja dhune.

Informacion paraprak

Më datë​ 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.