Policia e Korçës ka gjetur 12-vjeçaren e larguar nga shtëpia dy ditë më parë. Sipas burimeve policore, e mitura A.D. është gjetur në fshatin Pirg të Maliqit, nën shoqërinë e një 18-vjeçari, shtetasit Kristjan S., i cili është vënë në pranga.
Pas deklarimeve të marra dhe veprimeve hetimore, dyshohet se Kristjan S. ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, gjatë kohës që kjo e fundit është larguar nga shtëpia dhe u gjet nën shoqërinë e tij. Mbi 18-vjeçarin rëndon akuza e marrëdhënies seksuale me të mitur.