Një grua 30 vjeçe gjermane është gjetur e pajetë në banesën e saj në Rrugën e Elbasanit, në kryeqytet.
Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pajetë i gruas është gjetur mbrëmjen e djeshme.
“Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në Rrugën e Elbasanit në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane , rreth 30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, informoi policia.





