Një modele është gjetur e pajetë pranë djalit të saj 2-vjeçar në një plazh gati një javë pasi rezultonin të zhdukur. Sipas medieve të huaja, Holly Capron 28 vjeç nga Exeter, Devon, u raportua e zhdukur më 25 nëntor, teksa ishte ulur vetëm në një park natën.

Fillimisht u mendua se ajo është parë për herë të fundit në zonën Brixham, por trupi i saj i pajetë u gjet më vonë në Gjirin e Shën Marisë. Thuhet se ajo vuante nga një sëmundje së shëndetit mendor dhe se kishte humbur edhe më parë në të kaluarën, por vetëm për një ose dy ditë.

“Nuk ka humbur asnjëherë për një periudhë kaq të gjatë. Ka qenjë shokuese për të gjithë ne, tani në këtë periudhë festash”,- ka thënë shoqja e saj. Ndërkaq, vdekja e saj nuk po hetohet si e dyshimtë dhe se po përgatitet një dosje për këtë rast nga autoritetet përkatëse.