Një grua është gjetur e pajetë sot në Elbasan. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan.

Shkak i vdekjes së saj dyshohet aksidental, pasi ka rrëshqitur në shkallët e hyrjes së pallatit duke pësuar goditje fatale në kokë dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.