Një adoleshente është therur ditën e hënë në një park në qendër të qytetit Viersen. Sipas “Bild”, mësohet se 15-vjeçarja është me origjinë rumune, por kishte një pasaportë gjermane.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi do të shpëtonte. Dëshmitarët kanë rrëfyer se ajo ka thënë vetëm “po vdes, po vdes”, në gjuhën gjermane. Kanë qenë të pranishmit ata që kanë njoftuar policinë.

Policia në qytetin Viersen pranë Dyseldorfit arrestoi një të ri turk 25-vjeç të dyshuar si autorin e krimit makabër. Edhe pse në fillim ai ka refuzuar policinë për ti bërë kontroll, më pas ai është prangosur.

Policia tha se i dyshuari është i njohur për autoritetet gjermane. Mbetet e paqartë se cila është lidhja e të dyshuarit me viktimën.