Gjendet e varur në banesë një 39-vjeçare në Durrës.
Ngjarja e rëndë është konstatuar dje rreth orës 16:30, në lagjen nr. 1, në banesën e viktimës me iniciale M.M.
Policia thotë se ajo është gjetur e vetëvarur nga familjarët.
Nga veprimet hetimore rezulton se ajo ka vuajtur nga depresioni.
Ky dyshohet të jetë shkaku kryesor që e çoi 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit, por ndërkohë kanë nisur hetimet për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





