Janë vendosur në pranga nga policia serbe 2 persona të dyshuar për vrasjen e 2 vjeçares, Danka Iliçit.
Lajmin e zhdukjes së të miturës javën e kaluar në zonën e Borit në Serbi e ka bërë të ditur Presidenti Aleksandër Vuçiç në një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë.
“Kemi një lajm të keq për vogëlushen nga Bori, Danka Ilic është vrarë”, tha Vuçiç. “Policia ka arrestuar dy personat që vranë Dankën dhe me sa kuptoj unë, të dy kanë pranuar krimin e tyre”, shtoi ai.
Presidenti serb u shpreh se policiai ka çuar dy të arrestuarit në vendin ku gjendej trupi i vajzës për konfirmime të mëtejshme. Vogëlushja ishte zhdukur para 10 ditësh teksa ishte me nënën e saj në qytetin e Borit.
“Ishim në Banjsko Polje për një shëtitje. Një moment ajo ishte atje dhe në momentin tjetër ajo ishte zhdukur”, rrëfeu nëna e 2-vjeçares.