RUSI, 18 mars 2013 – Hetuesit po mundohen të zbardhin shkaqet e vdekjes së 22-vjeçares, fituese e konkursit "Bukuria e Burjatisë 2008" Viktoria Lligdenova, trupi i pajetë i së cilës u gjet në apartamentin e saj në Ulan-Ude.

Sipas informacionit të policisë, mëngjesin e 15 marsit Viktoria mbeti vetëm në shtëpi. Babai i vajzës, kur u kthye nga puna, e gjeti trupin e pajetë të saj në dhomën e gjumit në katin e dytë të apartamentit.

Ekspertët nuk kanë arritur ende ta përcaktojnë dot shkakun e vdekjes së Viktoria Lligdenovës, kështu që do të kryejnë ekspertiza suplementare me përdorimin e teknikave të përparuara.

Në moshën 16 vjeçare Viktoria Lligdenova fitoi titullin "Bukuria e Burjatisë 2008". Një vit më vonë ajo zuri vendin e tretë në konkursin "Bukuria e Rusisë".

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/