Gjendet e vdekur një grua në Sarandë. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme, ku në shtëpinë e saj është gjetur e pajetë, një grua e moshuar.
Viktima, është identifikuar si Lefteri Talo, 80 vjeçe, e cila u gjet nga policia paraditen e kësaj të hëne.
Ajo kishte ditë që nuk dilte nga banesa, duke bërë që fqinjët e saj të njoftojmë policinë.
E moshuara e cila jetonte e vetme në apartament, u gjet në banesën e saj në lagjen nr.4.
Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, ndërkohë që po hetohet për të kuptuar se kur ka vdekur.





