Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur në Kreshovë të Kolonjës, në hangarin afër banesës së saj.

“Më datë 01.06.2020, rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvaruar.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.