Një turiste nga Norvegjia është gjetur e pajetë në një hotel në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, turistja 57-vjeçare me iniciale B.F është gjetur e pajetë nga të afërmit rreth orës 09:35 të mëngjesit të sotëm..

Ajo ka qenë duke pushuar në Sarandë me familjen e saj në hotelin ku u gjet e pajetë.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.