KORCE, 10 prill 2013– Gjendet e vdekur një grua e moshuar në Korçë.

Trupi i pajetë mësohet se është gjetur ditën e sotme në afërsi të impiantit të ujërave të zeza të qytetit. 

Bëhet me dije gjithashtu se e moshuara është gjetur në një kanal, ndërsa nuk ka shenja dhune. 

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, ajo ka një hematomë në këmbë.

Blutë e qytetit juglindor po punojnë për identifikimin e saj si dhe për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.