Një grua gjermane e cila ishte shpallur e zhdukur prej një muaji është gjetur e vdekur në bodrumin e një ndërtese në distriktin Gölcük të provincës së Kocaeli në Turqi.
Policia gjeti trupin e 39 vjeçares Rita Darı Winkler të varrosur nën një apartament, në një operacion që nisi pas dyshimeve se ajo mund të ishte vrarë nga i dashuri i saj i identifikuar vetëm me iniciale A.K.S.
Nëna e dy fëmijëve e cila u kërkua edhe nga autoritetet gjermane, punonte në një sallon bukurie në Antalya, derisa ishte zhdukur pasi kishte shkuar në Stamboll për të vizituar të dashurin e saj.