Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një pularie në Shijak, ku është gjetur e vdekur një grua 47 vjeçe e cila punonte në këtë biznes.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Vëllazërim, ku policia bën me dije se viktima është shtetasja R.D.

Dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.