Në fshatin Nabërgjan të Pejës, një grua është gjetur pa jetë në garazhin e shtëpisë së saj.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë është gjetur në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë,” deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë mberritur hetuesit e policisë dhe ekipet e urgjencës.