Një grua rreth të pesëdhjetave është gjetur e vdekur në hekurudhën Peqin-Ebasan mbrëmjen e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por dyshohet se është përplasur nga treni.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





