Është gjetur këtë të martë pa shenja jete, në një ambient të hotelit ku ishte akomoduar, në lagjen nr. 13, të Durrësit shtetasja norvegjeze M. M., 74 vjeçe.

Nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Paraprakisht, dyshohet se 74-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.