Angli, 7 mars 2014 – Vajza e muzikantit Bob Geldof dhe Paula Yates, Peaches Geldof, ka ndërruar jetë në moshë 25-vjeçare.

Prezantuesja e njohur britanike është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Ërotham, ndërsa nuk është bërë i ditur shkaktari i vdekjes së saj.

“Tani për tani vdekja e saj trajtohet si e befasishme dhe e pashpjegueshme”, thuhet në raportin e policisë, transmeton BBC.

Peaches ka qenë e njohur si vajza e shfrenuar e muzikantit të famshëm. Ka punuar në disa shtëpi televizive britanike, ndërsa ka punuar edhe si modele.

Ishte martuar dy herë me burrin Thomas Cohen dhe me të ka dy fëmijë.

Nëna e saj, Paula Yates (në foton poshtë bashkë me Peaches kur ishte e vogël), ka vdekur në vitin 2000 nga mbidoza. Peaches kishte postuar pikërisht këtë foto në Twitter, një ditë më parë. Vetë Peaches mori mbidozë në vitin 2008, mirëpo në atë kohë ishte babai i saj ai që e shpëtoi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/