Është gjetur e vdekur në dhomën e saj modelja dhe studentja e mjekësisë, 21-vjeçarja Raudha Athif, e cila u shfaq dy vjet më parë në kopertinën e revistës Vogue India.
Sipas dyshimeve të para, vajza nga Bangladeshi mendohet se ka vrarë veten.
Por shumë nga ata që e njihnin nuk i besojnë kësaj hipoteze, pasi sipas tyre ajo ishte e lumtur.
Raudha Athif u bë e famshme nga fotot e saj në Vogue India, ku dhe u etiketua “vajza me sytë ngjyrë uji”. Hetimet e policisë së Bangladeshit vazhdojnë.