BERAT, 20 shkurt 2013- Gjendet e vetëvarur në banesën e saj, pas 48 orësh një 60-vjeçare në qytetin e Beratit.
Viktima është identifikuar si Xhemile Baci, e cila jetonte e vetme në banesë, ndërsa 4 fëmijët e saj jetonin në emigracion.
Sipas policisë 60-vjecarja, e ka ndërmarrë këtë akt 2 ditë më parë, ndërsa u gjet e vetëvarur vetëm diten e sotme nga fqinjët e saj.
Sipas këtyre të fundit 60-vjecarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kohët fundit kishte shfaqur shenja të depresionit.





