Një grua është gjetur e vetëvarur në fshatin Rreth të Shijakut.
“DurrësLajm” mëson nga burime policore, se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa viktima është një shtetase e moshës 53 vjeçe.
Dyshohet se gruaja i ka dhënë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që po kalonte kohët e fundit.
Viktima i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e spitalit të Durrësit.
Policia referoi materialet për rastin në Prokurori.





