Një shtetase e huaj rreth 30 vjeçe u gjet e vdekur sot në banesën që ajo kishte marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” të Tiranës.

Gjatë verifikimit të trupit, janë konstatuar plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore për të sqaruar më tej shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.