FRANCË – Një grua me orgjinë nga Shqipëria është gjetur e pajetë të premten në një kanal në Lunel të Montpelierit.
Viktima është Silvana Beqiraj qe rezultonte e zhdukur prej 3 ditësh para se të gjendej e zhveshur në një kanal në Lunel.
Mësohet se Beqiraj është nënë e dy femijeve, të një djali dhe një vajze dhe e divorcuar.
Policia franceze bën me dije se ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Trupi i pajetë i 30-vjeçares është zbuluar nga kalimtarë të rastit në një stacion pompimi midis Lunel dhe La Grande Motte.
Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur edhe për hakmarrje, pasi rreth 2 vjet e gjysmë më parë në fshatin Havalejas është vrarë një person me çifte pas një konflikti për ta marrë dhe shfrytëzuar 30-vjeçaren.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





