Policia Kufitare e Vlorës ka gjetur një gomone rreth 10 metra të gjatë në orët e para të mëngjesit.

Gomonia është gjetur në grykëderdhjen e Vjosës. Në mjet janë gjetur edhe pako me hashash.

Mendohet që në to ka pasur rreth 500 kg të kësaj lënde narkotike. 

Policia pritet të japë detaje të mëtejshme për sekuestrimin e gomones me drogë.