Pas orësh kur nuk dihej asgjë për të, më në fund është bërë i mundur lokalizimi i 44-vjeçares Diana Bullari, banuese në Cërrik.
Pasditen e sotme, policia e Durrësit kërkoi ndihmën e qytetarëve dhe medieve për gjetjen e shtetases që ishte larguar nga banesa ditën e djeshme.
44-vjeçarja kishte ardhur tek vajza e saj, e cila banon në lagjen nr.13 Plazh dhe më pas ishte larguar.
Në mbrëmje, policia e Durrësit njoftoi se fatmirësisht 44-vjeçarja u gjet.





