110.5 gramë kanabis dhe 4.5 gramë heroinë janë gjetur në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.
Policia njofton se rreth orës 09:30 të së martës, është gjetur sasia e kanabisit dhe heroinës, e cila ishte fshehur në tubat e ajrimit të IEVP-së.
Sasia e drogës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





