Në sheshin e ajrimit në burgun e Durrësit, gardianët kanë gjetur heroinë. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:50.
Sipas informacioneve të policisë, “në sheshin e ajrimit të IEVP-së Durrës, gjatë kontrollit, u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit Heroinë”.
Nuk dihet se kujt prej të burgosurve i përket sasia e vogël e lëndës narkotike apo se cilët janë personat që kanë arritur ta fusin brenda ambienteve të burgut.
Po punohet sakaq për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Nenet 283/1 dhe 324/a të Kodit Penal.





