Një automjet tip “Benz” i vjedhur është gjetur i braktisur në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare policore, mësohet se “Benz”-i është gjetur ditën e enjte në Shkallnur.

Nga verifikimet e kryera, dyshohet se automjeti dyshohet të jetë vjedhur më datë 06.01.2018, në qytetin e Korçës.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh autorët e vjedhjes e kanë braktisur atë në Durrës, dhe nëse kanë realizuar ndonjë vepër kriminale me këtë mjet.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.