Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Durrësit është sinjalizuar për një automjet të braktisur.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se mjeti i braktisur është i tipit Renault Megane dhe është gjetur në Arapaj, afër liqenit në Xhafzotaj.

Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar pronarin e mjetit dhe arsyet se pse mjeti në fjalë ndodhej i braktisur në atë vend.