KLOS – Gjendet i mbytur në liqenin e Klosit një 37 vjeçar. Trupi i tij është parë nga banorët e zonës, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë.
Pas mbërritjes së efektivave të rendit në vendngjarje, është bërë identifikimi i kufomës që i përket shtetasit Nazmi Dika. Policia kë bërë të ditur se 37-vjeçari vuante nga sëmundja e epilepsisë, ndërsa po heton për të zbardhur shkaqet e mbytjes së tij.
Burime nga policia e rrethit të Matit sqarojnë se hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të vetëmbytjes së viktimës, por nuk përjashtohet as ajo e vrasjes së tij.





